A do të bie borë të premten, ja parashikimi i motit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

A do të bie borë të premten, ja parashikimi i motit

22:33 | 24 Janar 2019

Të premten pritet të ndryshojnë temperaturat.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për të premten.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje bore.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.

“Shtypja atmosferike mbetet nën vlerat e normales, ndërsa masat e ajrit do të jenë aktive pothuaj gjatë gjithë ditës, e që do të jenë në favor të cilësisë së ajrit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e nesërme në qytet kryesore të vendit.

Komento: