A do të fillojë mësimi nesër, SBAShK-u jep lajmin e fundit

20:27 | 20 Janar 2019

Pak më parë, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ofroj rritje prej 20 milion euro në vit për mësimdhënësit.

Por, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, nuk ka pranuar një ofertë të tillë, shkruan ORAinfo.

Nënkryetari i SBAShK-ut, Ymer Ymeri tha se një gjë e tillë nuk është e pranueshme për ta, sepse nuk është kjo, ajo ҫfarë ata kanë kërkuar.

Ndër të tjera, Ymeri tha se greva do të vazhdojë edhe nesër dhe deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ndryshe, kërkesa e tyre është që të bëhet rritja e koeficientit prej 30% për të gjithë të punësuarit në arsim./ORAinfo/

Komento: