A do të fillojë apo Serie A në fund të muajit maj?
Pritjet që sezoni i Serie A të vazhdojë në fund të muajit maj janë joreale, sipas një eksperti të sëmundjeve infektive në Itali.
Disa ditë më parë, nga Federata e Futbollit të Italisë kanë shpresuar që klubet do të fillojnë stërvitjet, me shpresën që kampionati të vazhdonte në fund të majit.
Sidoqoftë, drejtori i Institutit të Sëmundjeve Infektive, Giovanni Reca, pretendon se kjo është e pamundur të ndodh.
“Nëse duhet të bëj një raport eksperti, nuk do të jetë në favor të garave. Futbolli është një sport kontakti dhe rreziku i infektimit është i lartë. Unë mendoj se maji është shumë herët”, ka deklaruar Reca.
“Vendimi përfundimtar qëndron te autoritetet e futbollit, por do të jetë shumë e vështirë”.