Ekspertët presin që vaksina të funksionoj edhe te versioni i ri i koronavirusit.
Vaksinat ekzistuese, Moderna, Oxford, Pfizer dhe BionTech do të jenë në gjendje të luftojnë infeksionin e koronavirusit nga variantet e reja sepse llojet në zhvillim të këtyre kanë të ngjarë të jenë gjenetikisht të ngjashme me ato të mëparshmet, tha Vin Gupta ekspert i Institutit për Matjen dhe Vlerësimin e Shëndetit.
Komentet e tij erdhën pasi Mbretëria e Bashkuar të shtunën tha se identifikoi një mutacion të ri të virusit që mund të përhapet më shpejt.
Vin Gupta tha se efektiviteti i vaksinave në prodhimin e antitrupave për të sulmuar dhe vrarë Covid-19 është i jashtëzakonshëm, dhe ai nuk pret që të ndodhin ndryshime të vogla në nivelin gjenetik dhe të ndikojnë në performancën e vaksinave për momentin.
Ekziston një besim i fortë se vaksina do të ketë efektivitet në largimin e infeksionit nga ky lloj i ri në Angli, përveç llojit të vjetër me të cilin jemi duke luftuar për muaj me radhë, ”tha Gupta.
Kjo pasi në nivelin gjenetik, lloji i ri ka të ngjarë të jetë shumë i ngjashëm me llojet e mëparshme, tha ai për CNBC “Squaëk Box Asia” të hënën.
Danny Altmann profesor i imunologjisë në kolegjin Imperial të Londrës. Unë jam i shqetësuar, sepse që nga fillimi i kësaj, ne kemi parë mutacione të ndodhin në të gjithë botën, por ky ka më shumë mutacione se çdo variant që kemi parë më parë”, tha Altmann për “Squaëk Box” të CNBC Evropa “, duke shtuar këto 17 mutacione janë të pa kontrollueshme dhe shumë të rralla që kemi parë ndonjëherë në Londër dhe juglindje gjatë muajve të fundit “.
Por sigurisht, mund të ketë mutacione të mëtejshme që mund të bëjnë në të ardhmen vaksinat më pak efektive, shtoi ai, por shpresojmë që të gjitha vaksinat do të ndihmojnë në zhdukjen e virusit, shkruan CNBC.