A do të gjykohen së bashku krerët e UÇK-së? Tregon avokati

20:40 | 10 Nëntor 2020

Avokati tregon se a do të gjykohen së bashku krerët e UÇK-së.

Paraqitja e parë e ish-krerëve të UÇK-së u bë varësisht nga koha e mbërritjes së tyre në Hagë.

Gjatë luftës u panë pranë njëri-tjetrit.

E për veprimtarinë e tyre gjatë asaj periudhe, ditë më parë, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli morën rrugë drejt Hagës për t’u gjykuar.

Në aktakuzën e njëjtë, janë të përfshirë edhe ish-kryetari i Kuvendi i Kosovës, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndonëse një aktakuzë e vetme, ish-krerët e UÇK-së paraqitjet para speciales i bënë veçmas.

Përderisa Thaçi e Krasniqi paraqitjen e parë e patën gjatë së hënës, këtë të martë para trupit gjykues doli Veseli.

Por nga Gjykata Speciale në një përgjigjie për televizionin T7, konfirmuan se kjo ndodhi me një arsye.

Por situata mund të ndryshojë gjatë paraqitjeve të radhës.

Sipas avokatit Taulant Hodaj, në rast se aktakuza nuk ndahet, gjykimi do të bëhet për të gjithë së bashku.

Por, deri të bëhet shqyrtimi kryesor, ka një sërë procedurash.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi kanë udhëtuar drejt Hagës javën e kaluar pasi ju është konfirmuar aktakuza për krime lufte.

Komento: