A do të hiqet taska pas takimit te sotit, ja çka thotë kryeministri Haradinaj

15:55 | 11 February 2019

Çështja e taksës kundër Serbisë mbetet tema më e diskutuar aktualisht.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth takimit të sotëm që kishte me gjithë krerët e shtetit, ku tha se temë e diskutimit ka qenë platforma e dialogut

“Ajo që sot u arrit si dakordim ishte që platforma kurdo që është e gatshme t’i paraqitet parlamentit”, tha ai.

Ndërsa, kreu i qeverisë ishte i qartë sa i për ketë taksës, ku ritheksoi se ajo do të qëndroi.

I pyetur nga gazetarët, Haradinaj foli dhe për anulimin e vizitës të gjeneralit amerikan, ku tha se nuk i di arsyet, ndërsa në mënyrë zyrtare theksoi se nuk ka marrë asnjë komfirmim për anulime të vizitës.

Këto komente, kryeministri Haradinaj i tha gjatë vizitës që i bëri kompanisë së prodhimeve nga druri “Gacaferi”, në qytetin e Pejës, raporton KP.

Në takimin e sotëm ku morën pjesë Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, temë diskutimi ishte platforma për dialog me Serbinë, e cila pritet nesër të dorëzohet në Kuvend.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, më 21 nëntor të vitit të kaluar, ka vendosur taksën doganore prej 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Autoritetet e Serbisë kanë thënë se nuk do të vazhdojnë dialogun me Kosovën, në rast se taksa për produktet e Serbisë nuk hiqet nga Qeveria e Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që ta pezullojnë këtë vendim.

Komento: