A do të jenë Man Utd kandidatët për titullin sezonin e ardhshëm?

12:41 | 05 Maj 2019

Ole Gunnar Solskjaer ka treguar nëse Manchester Unitedi është kandidat për titullin sezonin e ardhshëm.

Trajneri norvegjez i cili morri drejtimin e United në mesin e këtij sezoni, pas shkarkimit të Jose Mourinho, beson se ka shumë punë për tu bërë në skuadër.

Ai nuk beson se në sezonin e ardhshëm ‘djajtë e kuq’ do të jenë të gatshëm të luftojnë për titullin, por është i mendimit se do të jetë në luftën e top gjashtës.

“Kam takime të rregullta me Ed Ëoodëard dhe pjesën tjetër të stafit ekzekutiv. Ata janë shumë realist kur bëhet fjalë se ku do të arrijmë dhe sa kohë do të marrë ajo” ka thënë Ole.

“Nuk mund të shkrish 27 pikë diferencë krejt rastësisht në një sezon, duhet ta bësh atë gradualisht. Nuk është vetëm ky sezon, por janë pesë ose gjashtë të fundit. E dimë se nuk jemi mjaftueshëm të mirë. Shpresojmë të bëjmë paraqitje më të mira dhe ata të paraqiten më keq për tu afruar” ka thënë tutje ai.

“Nuk janë reale” ka thënë ndër të tjerash Solskjaer, sa i përket gjasave që skuadra të garoj për titullin sezonin e ardhshëm.

Manchester United me gjasë do të mbetet jashtë top katërshes dhe garave të Ligës së Kampionëve këtë edicion.

Ata do të synojnë që në afatin kalimtar të verës të transferojnë disa lojtarë për të rindërtuar skuadrën.

Komento: