A do të jenë të grumbulluar Muriqi e Rrahmani?

23:47 | 08 Nëntor 2020

Salihu beson se Muriqi, Rrahmani dhe tjerët do të jenë të grumbulluar me Kosovën.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu ka thënë se Vedat Muriqi, Amir Rrahmani dhe të tjerët do të jenë pjesë e Kosovës për tri ndeshjet e këtij muaji, atë miqësore kundër Shqipërisë dhe dy të Ligës së Kombeve, ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë.

“Unë besoj se do të vijnë, por më mirë e dinë Bajram Shala, por shumica e tyre do të vijnë”, ka thënë Salihu.

Është raportuar se Muriqi dhe Rrahmani mund t’i mungojnë sërish Kosovës për tri ndeshjet e këtij muaji.

Komento: