A do të jetë Arben Vitia ministër i Shëndetësisë? – Flet Albin Kurti

17:39 | 24 December 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media të mbajtur sot ka folur edhe për përmendjen e Arben Vitisë si emër i mundshëm për rikthim në Ministrinë e Shëndetësisë, megjithatë s’ka konfirmuar asgjë.

Por kreu i Qeverisë së Kosovës ka folur me shumë garanci që Kosova do të bëhet me ministër të ri të Shëndetësisë para vitit të ri dhe ka paralajmëruar se vendimi mund të merret qysh në ditët e para të javës që po vjen.

“Po ne duhet ta marrim një vendim lidhur me MSH-në përkatësisht emrin e ministrit apo të ministres aty, këtë do ta bëjmë para vitit të ri, madje qysh në fillim të javës së ardhshme. Duhet të keni durim, tre ditë, apo 72 orë, ndoshta edhe më pak”, ka deklaruar Kurti.

Komento: