A do të jetë Pioli trajner i Milanit pas përfundimit të sezonit?

15:36 | 09 April 2020

Pioli nuk do të jetë trajner i Milanit pas përfundimit të sezonit.

Stefano Pioli nuk do të konfirmohet si trajner i Milanit edhe për sezonin e ardhshëm.

Sipas Sky Sport, drejtuesit rosoner kanë vendosur që mos të vazhdojnë më me 54 vjeçarin duke filluar një projekt të ri.

Synimi I tyre është që të bindin Rangnick për të marrë stolin, ku gjithashtu do t’i japin edhe rolin e drejtuesit teknik.

Megjithatë, nëse kjo pistë do të dështoj, atëherë alternativat janë të nënshkruaj me Marcelino ose Unai Emery.

Gjithashtu ardhja e Ragnick nënkupton se edhe Paolo Maldini do të largohet nga pozita e tij si drejtor teknik.

Komento: