A do të kandidojë Avdullah Hoti për kryetar të LDK-së? Përgjigjet vetë ai

08:42 | 27 July 2019

‘Sekreti’ i Avdullah Hotit, nuk tregon nëse do të kandidojë për kryetar të LDK-së.

Avdullah Hoti është përfolur si kandidat i mundshëm për të marrë kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pas zgjedhjeve të 3 gushtit.

Por vet Hoti nuk ka folur nëse do të pretendojë që ta udhëheq partinë më të madhe opozitare në vend, por as nuk ka përmendur emrat e mundshëm që synojnë këtë pozitë.

Shefi i Grupit të deputetëve të LDK-së, tha se në Kuvendin qendror të 3 gushtit kjo parti do të dëshmojë unitet. Madje edhe përkundër shumë incidenteve që kanë ndodhur në kuvend zgjedhore të degëve gjatë zgjedhjes së strukturave, Hoti thotë se kanë treguar se janë unik dhe të fuqishëm e me vizion të qartë si duhet të udhëhiqet Kosova.

“Ne jemi në përmbyllje të procesit zgjedhor më 3 gusht është caktuar Kuvendi qendror ky zgjidhet kryetari dhe Këshilli i Përgjithshëm.Po punojmë shumë që të kemi një Kuvend i cili do të jetë ceremonial që tregon unitetit e LDK-së në katër anët e Kosovës. Me treguar që jemi unik jemi të fuqishëm dhe e kemi vizionin e qartë se si duhet të udhëhiqet Kosova”.

Ai shpreh i bindur se gëzojnë përkrahje të madhe qytetare, por që këtë besim dëshirojnë që ta rrisin.

“Ne qëndrojmë mirë me përkrahjen që e kemi te qytetarët nga zgjedhjet lokale të vitit 2017 jemi partia me numrin më të madh të votave, jemi grupi më i madh parlamentar, partia me numrin më të madh të komunave dhe të këshilltarëve komunale dhe dëshirojmë të rrisim këtë besim që e kemi nga qytetarët”.

Ditë më parë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, i ka thënë se me 3 gusht do të ketë manifestim solemn ku edhe do të nxirren organet e reja që do të marrin mandatin.

Komento: