A do të ketë fazë të dytë të koronavirusit, flet drejtori i IKSHPK-së

18:45 | 25 Maj 2020

Ramadani tregon se a do të ketë fazë të dytë të koronavirusit.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, pas lehtësimit të masave të marra sot nga qeveria ka folur edhe për gjendjen momentale me pandeminë coronavirusin.

Ramadani tha se momentalisht jemi në përfundim të lakores e cila ka një bisht epidemik që do të zgjasë disa javë.

“Situata epidimiologjike sot duket edhe më e qëndrushne se e ditëve më parë, e keni parë që në ketë lakore ne kemi kaluar në një etapë të lakorës së shesht në të cilën mesi i epidemisë ka qenë në prill, që është mbajtur ngajnëherë me vështërsi por në kontrollë. Kjo na u ka mundësu falë qytetarëve. Ne kemi shpëtuar jetë të njerzve të cilat do të maten dhe faktohen në ditën në vijim, tashmë ka dalë që kemi qenë nën planifikim të butë në krahasim me senariot tona të lehta të mesme dhe të ashpra që e kemi menduar se ku kemi mundur të shkojmë. Është arritur kjo përmes dy prijësve fetarë duke na mbështetur dhe duke bërë sakrificën. Këto përkufizime kanë pasur efektin e duhur dhe kanë shpëtuar jetë. Jemi tashmë në përfundim të lakores e cila e ka një bisht epidemik që do të zgjasë disa javë, disa muaj por në bazë të masave që i kemi ndërrmarë kjo fazë mund të shfaqet ose të mos shfaqet me intensitet të vogël, jemi të gatshëm të marrim masa duke ruajtur në minimum shfaqjen e rasteve” tha Ramadani.

“Kjo ka bërë të mundur që t’i tejkalojmë këto vështirësi, por jemi në përfundim të lakores, në rënie që e ka një bisht epidemik që akoma do të zgjas disa javë, apo disa muaj. Në bazë të masave që i kemi ndërmarr kjo fazë mund të mos shfaqet apo të shfaqet me intensitet të ulët. Ne jemi të gatshëm që prapë të ruajmë vitalitetin e popullatës, në shfaqjen eventuale të rasteve”, thotë Ramadani.

E, drejtoresha e Klinikës Infektive Lindita Ajazi tha se garanton se klinika infektive është e gatshme tu dal në ndihmë gjithmonë qytetarëve.

“U garantoj që klinika infektive sikur deri tash që ka qenë e gatshye të ubshërbejë qyetarëve gjthëmonë do të jetë në gadishmëri të qytetarëv. Në klinikën infektive javën e fundit kemi pasur numër të rasteve të hospitalizuara, por ende kemi raste të rënda por përkundër masave lehtësuese duhet të jemi të kujdesshëm tu i respektojmë masat”, tha ajo.

Komento: