Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të përballen sonte në Shkup.
Figura të larta politike, të sportit, artit e kulturës nga Kosova dhe Maqedonia kanë kërkuar që të jenë prezent në stadium sonte për ndeshje.
Kështu njoftoi pak më parë gazetari i Supersport Kosova, Arlind Sadiku, i cili është në Shkup dhe sjelli këtë lajm interesant, por mund ta quajmë shumë të mirë për këtë arsye.
Sipas burimeve të tij, kërkesën e Federatës së Maqedonisë për të lejuar një numër të mysafirëve nga dy palët, e ka refuzuar Instituti Shëndtësor i Maqedonisë së Veriut. Pra sonte, nuk do të ketë politikanë në stadium.