A do të ketë ngritje të temperaturave ? Ky mot na pret në ditët në vazhdim

17:16 | 10 Prill 2022

Rritje të temperaturave do të ketë në ditët në vazhdim.

Gjatë ditëve të ardhshme parashihet të ketë përmirësim të motit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës theksohet se pas reshjeve të shiut dhe borës, situata meteorologjike vie drejt stabilizimit.

“Ky përmirësim i motit parashihet të ndodhë si rezultat i prezencës së masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Do të ketë më shumë orë me diell e pak vranësira, më të theksuara përgjatë relievit malor. Nuk parashihen reshje në asnjë formë, brenda kësaj periudhe pesë ditëshe të parashikimit”, thuhet në njoftim.

Poashtu u theksua se për shkak të kthjellimeve dhe reshjeve të borës që ranë në viset e larta malore, parashihen ulje të temperaturave minimale deri në -3 gradë Celcius, ndërsa në vilet e ulëta minimale parashihen rreth -2 gradë, e në disa zona përreth maleve edhe deri në -3 gradë Celcius.

“Këto temperature minimale parashihen vetëm në orët e hershme të ditës, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në +7 gradë Celiuc, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-24 gradë Celsius”.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri në mesatare.

Komento: