A do të ketë përsëri reshje të dendura të borës? Ja moti që na pret nesër

21:39 | 15 Janar 2019

Në ditët në vazhdim pritet ndryshim i motit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell.

Në disa zona do të ketë mjegull, ndërsa ngricat paraqiten në gjithë territorin e vendit, vetëm në pjesën e parë të ditës dhe gjatë natës, kurse mesdita paraqitet me vlera pozitive, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-ës.

“Shtypja atmosferike po shënon ngritje graduale. Në fushat termike do të ketë ngritje, sidomos në vlerat e temperaturave maksimale, derisa në vlerat e minimaleve gjendje mbetet pothuaj njëjtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, njofton IHMK.

Komento: