A do të këtë vërshime pas reshjeve të fundit, flasin nga Instituti Hidrometeorologjik

10:40 | 28 Maj 2021

Nga pasditja e se enjtes në Kosovë ka pas reshje të mëdha të shiut dhe breshrit.

Në disa zona të Kosovës kanë ndodhur vërshime si pasojë e reshjeve të shiut që ishin gjatë ditës së djeshme por që vazhduan edhe sot.

Hidrologu Bashkim Kastrati ka thënë për se nuk ka rrezik që të ketë vërshime të mëdha në Kosovë pas këtyre reshjeve që kanë ndodhur.

“Po të kishte rrezik për vërshime ne si Institut i Hidrometeorologjisë paralajmëron 24 orë më parë. Në vend nuk parashikohet të ketë vërshime fluriale. Kjo stuhi është në kalim dhe sipër, brenda disa orëve do të kalojë, nuk do të ketë pasojë në vërshime”, ka thënë Kastrati për KlanKosova.

Në Gjilan dhe në Drenas disa pjesë të vogla janë goditur nga vërshimet.

Komento: