Los Blancos, do të vazhdojnë ta mbajnë ende Ancelottin.
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti do të nënshkruajë një vazhdim të kontratës së re me klubin sipas Marca, përcjell ORAinfo.
Kontrata aktuale e italianit me klubin është deri në vitin 2024, por trajneri katër herë fitues i Ligës së Kampionëve thuhet se do të nënshkruajë një kontratë të re e cila do të zgjasë më tej qëndrimin e tij në Real Madrid./ORAinfo/