A do të largohet në janar Muriqi nga Lazio, detajet e fundit ekipi romak

11:01 | 02 Nëntor 2021

Lazio po planifikon blerje në afatin kalimtar dimëror. Skuadra romake në vitet e fundit ka qenë një nga më pak aktivet në afatin e dimrit duke bërë shumë pak ose fare blerje.

Megjithatë, Sarri ka vendosur që të investojë duke parë dobësi në skuadrën e tij. Blerja e një qendërmbrojtësi është urgjente, sipas Sarrit.

Poashtu, trajneri italian e ka në plan të bëj përforcime në sulm.

Në rast se Muriqi nuk “dhezë” deri në janar, kosovari do të huazohet ose shitet në afatin dimëror. Huazimi i Muriqit te Fenerbahce vazhdon të lakohet në mediat italiane.

Sarri ka dilema të mëdha tek sulmuesi kosovar ngase i pëlqejnë cilësitë e lojtarit, por jo edhe paraqitjet kur atij i jipet minutazha në fushë.

Komento: