Po përflitet për një largim të mundshëm të Granit Xhakës nga skuadra e Arsenalit.
Granit Xhaka nuk dëshiron të largohet nga Premierliga angleze e aq më pak nga klubi aktual i tij, Arsenal.
Ditëve të fundit ka pasur raportime se futbollisti kosovar mund të transferohet në Serie A të Italisë, ku prej kohësh përmendet mundësia e angazhimit të tij në Milan.
Por, së fundmi thuhej se Interi e do Xhakën dhe se për të është i gatshëm ta sakrifikojë Christian Eriksenin.
Danezi kishte shkuar në klubin italian nga Tottenham Hotspur si një përforcim i madh, për të cilin Interi kishte paguar rreth 30 milionë euro para 10 muajsh.
Por, ai ka dështuar krejtësisht në krahasim me pritshmëritë.
Interi e ka projektuar shkëmbimin e tij me Granit Xhakën qysh për afatin kalimtar të janarit.
Por, reprezentuesi zviceran nga Prishtina e ka refuzuar këtë ide. 28-vjeçari dëshiron të mbetet në Arsenal.
Në vitin e kaluar Xhaka gati ishte larguar nga Arsenali për shkak telasheve me tifozët e klubit.
Por, me ardhjen e trajnerit Arteta, situata u qetësua, dhe Xhaka mbeti aty, por e humbi vetëm shiritin e kapitenit.