A do të largohet nga Juventusi, Ronaldo jep lajmin e papritur

21:45 | 20 Prill 2019

Cristiano Ronaldo zbulon se a do të qëndrojë në Juventus.

Pasi është shpallur sot kampion me Juventusin, Cristiano Ronaldo ka zbuluar se a do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit edhe në sezonin e ardhshëm apo do të largohet.

Në pyetjen e gazetares se cilat janë gjasat që ai të qëndrojë në Juventus edhe në sezonin e ardhshëm, portugezi ka thënë se “1000 për qind do të jetë pjesë e Juventusit në sezonin tjetër”, transmeton Koha.

Ronaldo, me triumfin në Serie A, bëhet futbollisti i vetëm në botë që ka arritur të fitojë 3 kampionatet më të mëdha në Evropë.

Ai kishte fituar gjithashtu edhe kampionatin anglez dhe atë spanjoll.

Komento: