Kylian Mbappe ka marrë vendim të qëndrojë edhe më tutje në Paris Saint Germain
Sulmuesi i talentuar, Mbappe, ka shkëlqyer mbrëmë në fitoren 3-1 të PSG-së ndaj Monacos.
Ai shënoi tre gola në këtë ndeshje, në minutat 15’, 38’ dhe 55’, për të shkuar në kuotën e 30 finalizimeve deri më tani në Ligue 1.
Ai theu rekord historik në Francë, duk u bërë lojtari më i ri që arrin shifrën e 30 golave në Ligë, derisa u bë vetëm i dyti këtë edicion, pas Lionel Messit, që arrin këtë shifër në top 5 ligat evropiane.
Pas ndeshjes, Mbappe e bëri të qartë se nuk e ka ndërmend të largohet nga PSG-ja, duke i dhënë fund spekulimeve për një transferim të mundshëm në Real Madrid.
“Do të qëndroj në PSG. Jam i lumtur që Zidane është kthyer në Real Madrid. Do t’i shikoj ndeshjet si admirues”, tha pas ndeshjes. /Gazeta Express/