Ronaldo s’e ka ndërmend të largohet nga Evropa.
Cristiano Ronaldo nuk e ka ndërmend të largohet nga futbolli evropian.
Ylli portugez po planifikon të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit.
Por, “CR7” e sheh veten ende duke luajtur në Kontinentin e Vjetër.
Për këtë siguron gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano, përcjell Gazeta Express.
37 vjeçari I ka prishur përfundimisht punët me “Djajtë e Kuq”, ndërsa u suspendua së fundmi për ndeshjen me Chelsean dhe u zhvendos për të ushtruar me ekipin e të rinjve.
Pesë herë fituesi I Topit të Artë lidhet me një kalim të mundshëm në Chelsea për pjesën e dytë të sezonit, me mundësi të vazhdimit të bashkëpunimit për një vit tjetër.
Ronaldo dëshiron të luajë përsëri në Ligën e Kampionëve dhe një gjë të tillë ia mundojnë “Blues”.
Me këtë rast, ai I heq nga alternativa dhe nga opsionet klubet amerikane nga liga MLS apo edhe Arabinë Saudite, ku e presin disa klube.
Krahas Chelseat, në opsion për kampionin e Evropës me Portugalinë është edhe ekipi I tij I parë profesionist, Sporting Lisbona, prej nga më pas pati eksperienca të suksesshme edhe në Manchester United, në Real Madrid dhe në Juventus.