A do të luaj Ansu Fati kundër Realit, kjo është gjendja e tij

13:02 | 18 Shkurt 2022

Ansu Fati nuk luan ndaj Real Madrid apo Sevilla.

Ansu Fati vazhdon të jetë mungesa e madhe e skuadrës së Barcelonës.

Ylli premtues i Barcelonës, Fati vazhdon të jetë i penguar nga lëndimet e tij dhe nuk mund të jap kontributin e tij për katalanët.

Nga Spanja bëjnë të ditur se Ansu Fati nuk do të luajë kundër Real Madrid apo Sevilla, përcjell lajmi.net.

Klubi ka thënë se nuk do të ndërpresin ndonjë proces rikuperimi të lojtarit.

Te Barcelona e shohin si sukses nëse Ansu do të arrijë të luajë ndonjë ndeshje këtë sezon. Ata nuk janë duke u nxituar.

Lojtari ka pësuar lëndim dy herë në ndeshjen e tij të parë pas rikuperimit dhe katalanët nuk duan të rrezikonë më shumë.

Komento: