A do të luaj me këtë formacion Kosova ndaj Greqisë?

10:50 | 14 October 2020

Kombëtarja e Kosovës luan sonte ndeshjen e tretë brenda gjashtë ditësh.

Pas dy humbjeve nga Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia, ‘Dardanët’ përballen me Greqinë në Athinë, në kuadër të grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Kombëtarja është me 10 mungesa, përfshirë edhe tri të fundit: Valon Berisha, Arbër Zeneli e Edon Zhegrova.

Por, dilema tani mbetet se kujt do t’ia besojë Bernard Challandes pozitën e titullarit.

Portieri Aro Muric, pavarësisht skandalit që u përfol, pritet të startojë nga fillimi. Në krahun e djathtë të mbrojtjes pritet të rikthehet si titullar Mërgim Vojvoda, kurse Florent Hadergjonaj mund të lëvizë si anësor.

Në mesfushë nga minuta e parë mund të startojë edhe Florian Loshaj, bashkë me Anel Rashkaj.

Vija e sulmit mund të udhëhiqet nga Elbasan Rashani.

Formacioni (4-2-3-1): Muric: Vojvoda, Dresevic, Aliti, Paqarada: Loshaj, Rashkaj: Hadergjonaj, Celina, Lirim Kastrati: Rashani.

Komento: