A do të luaj Ronaldo në ndeshjen kundër Ajaxit, ja ҫfarë thotë Allegri

09:23 | 07 Prill 2019

Allegri ka folur rreth asaj se a do të jetë Ronaldo pjesë e ndeshjes kundër Ajaxit.

Juventus e ka vazhduar mbrëmë rrugëtimin e lehtë në Serie A, duke shënuar fitore me rezultatin 2:1 në përballjen ndaj Milan.

Kështu, ‘zonja e vjetër’ është vetëm një pikë larg titullit të kampionit në Serie A (matematikisht), pasi janë me më shumë se 20 pikë përpara vendit të dytë.

Përkundër punës së lehtë në kampionatit italian, skuadra e Massimiliano Allegrit është e fokusuar në triumfin në Ligën e Kampionëve, ku në fazën e ardhshme do të takohet me Ajax.

Në dyshim për ndeshjen ndaj holandezëve është ylli portugez, Cristiano Ronaldo, për të cilin Allegri shpreson se do të kthehet në kohë.

“Ai gjithmonë ndihet i gatshëm, por i kam thënë të pushoj. Ne kemi besimin se do ta kemi atë për ndeshjen ndaj Ajax, e cila luhet të mërkuren” ka thënë Allegri për ‘Sky Italia’, transmeton lajmi.

Kujtojmë se ndeshja mes Juventus dhe Ajax Amsterdam do të jetë e vlefshme për fazën çerekfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Rikthimi i pesë herë fituesit të ‘Topi të Artë’ do të ishte një ndihmë e madhe për italianët.

Komento: