A do të luaj sonte kundër Lazios, Cristiano Ronaldo?

17:20 | 06 Mars 2021

Cristiano Ronaldo nuk është 100 për qind i aftë dhe mund të mbetet jashtë formacionit kur Juventusi pret Lazion sonte, pasi ka shqetësime se mund të mos luajë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Porton.

Juventusi pret Lazios sonte me fillim nga ora 20:45, por Andrea Pirlo mund të ketë probleme të mëdha në sulm, pasi Ronaldo nuk është plotësisht i gatshëm.

Gianluca Frabotta është pezulluar, me Giorgio Chiellini dhe Paulo Dybala të dëmtuar.

Rodrigo Bentancur doli pozitiv me COVID-19, kështu që nevoja për të pasur më shumë teste sipas protokollit vonoi lëshimin e listës së plotë të skuadrës deri pasdite.

Alvaro Morata nuk është ende në 100 për qind pasi u ka një infeksion viral, megjithëse ai shënoi nga stoli në mesjavë për të mposhtur Spezian.

Juan Cuadrado kthehet pas një pushimi, por lajmi i madh është se Ronaldo nuk është përfshirë në grup dhe mund të mungojë.

Raportet dolën në Torino këtë pasdite se fituesi i Topit të Artë kishte një problem të lehtë dhe nuk do të rrezikohej vetëm disa ditë para ndeshjes vendimtare të Ligës së Kampionëve me Porton.

Komento: