A do të luaj sot Edon Zhegrova për Baselin? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

A do të luaj sot Edon Zhegrova për Baselin?

13:37 | 09 Shkurt 2019

Lojtari i Kosovës, Edon Zhegrova javën që lam pas është transferuar ngë Basel nga Genku.

Trajneri i Baselit, Marcel Koller, ka folur për Edon Zhegrovën duke deklaruar se ai është përshtatur menjëherë me ekipin.

Baseli do ta luajë sot ndaj St. Gallen, por tekniku nuk ka treguar nëse do ta aktivizojë për disa minuta.

“Edon Zhegrova është integruar mirë në ekip. Nuk kemi vendosur ende se a do të jetë ai i gatshëm për ndeshjen ndaj St. Gallen”.

“Ne do t’i japim atij kohë të mjaftueshme”, ka thënë Koller.

Zhegrova u transferua në Basel nga Genku gjatë afatit kalimtar të janarit.

Zhegrova u transferua në formë huazimi për një vit e gjysmë teksa zviceranët kanë të drejtën e blerjes përfundimtar të kosovarit.

Komento: