A do të luajë nesër Higuain kundër Genoas? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

A do të luajë nesër Higuain kundër Genoas?

12:26 | 20 Janar 2019

Gonzalo Higuain mund të lihet jashtë skuadrës së Milanit që udhëton për t’u përballur me Genoa të hënën, pasi lëvizja e tij te Chelsea është e afërt.

Rossonerët do të përballen me Genoan nesër në orën 14.00.

Ndërsa marrëveshjet besohet të jenë gati për Higuain për t’u bashkuar me Chelsean dhe Milanin për ta zëvendësuar atë me Krzysztof Piatek, detajet nuk pritet të finalizohen deri të paktën të martën në mëngjes.

Prandaj mbetet për t’u parë nëse trajneri Gennaro Gattuso do të përfshijë Pipitan për ndeshjen e Serie A.

Ndërkohë, negociatat vazhdojnë me Genoa mbi Piatek, pasi 35 milionë euro plus shpërblime dhe një marrëveshje lojtar është ende duke u përpunuar.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Grifone vendosi kundër Alen Haliloviç dhe preferon Andrea Bertolacci si pjesë e shkëmbimit. /ORAinfo/

Komento: