Mësohet nëse Ronaldo do të luajë kundër Barcelonës.
Cristiano Ronaldo nuk është shëruar nga COVID-19, dhe nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen e nesërme mes Juventusit dhe Barcelonës, në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.
Tifozët e futbollit nuk do të kenë mundësinë ta shohin përballjen e shumëpritur mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit të mërkurën mbrëma.
Gazetari Goal.com për Juventusin, Romeo Argesti, ka njoftuar se Ronaldo do të mungojë kundër Barcelonës.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk është shëruar ende nga COVID-19.
Ronaldo kishte dalë pozitiv në COVID-19 para dy jave në grumbullim te Portugalia, dhe ende nuk ka arritur të shërohet.