A do të luajë Ronaldo në derbin kundër Napolit?

14:30 | 02 Mars 2019

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo i gatshëm për derbin kundër Napolit.

Napoli në ‘San Paolo’ pret liderët e Juventusit për të zhvilluar derbin e javës së 26-të.

Portugezi së fundi ka vuajtur nga një lëndim në kyçin e këmbës, por është i gatshëm për derbin kundër Napolit.

Këtë e ka konfirmuar trajneri Massimiliano Allegri, në konferencën për shtyp.

“Ronaldo është stërvitur me ekipin dhe do të luajë nesër. Sami Khedira ka nevojë për analiza. Ne shpresojmë që Douglas Costa të kthehet dhe të luajë kundër Atletico Madrid, por Juan Cuadrado është ende larg rikuperimit”.

Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë në Serie A këtë sezon me 19 gola të shënuara.

Komento: