A do të luajë Zeneli kundër Bullgarisë? Ky është lajmi i fundit nga trajneri Challandes

00:01 | 08 Qershor 2019

Arbër Zeneli, sulmuesi i Kosovës sonte pësoi një lëndim të rëndë në Podgoricë.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur për gjendjen e Arbër Zenelit pas barazimit me Malin e Zi.

Përfaqësuesja e Kosovës nuk arriti më shumë se një barazim kundër Malit të Zi në kuadër të eliminatoreve “Euro2020”, shkruan Insporti.com.Ndërsa, Zeneli pësoi një lëndim dhe u detyrua ta lëshojë fushën.

“Mendoj se ishte lëndim serioz. Nuk e besoj se do të luajë ndaj Bullgarisë. Nuk mund të them sigurt. Ai është futbollist i rëndësishëm për ne”, deklaroi Challandes.

Në ndeshjen e parë Përfaqësuesja jonë ka barazuar 1:1 me Bullgarinë, me të cilët takohet të hënën në Sofje.

Renditjen në grup e kryeson Anglia me 6 pikë, e dyta është Çekia me 3, ndërsa Kosova , Bullgaria e Mali i Zi i kanë nga 2 pikë.Kjo ishte ndeshja e 13-të radhazi e Kosovës pa pësuar humbje.

Komento: