A do të marrë pjesë në zgjedhje Lista Serbe ?

22:01 | 21 July 2019

Vendi ynë siç duket do të shkojë shumë shpejtë në zgjedhje.

Të gjitha partitë në vend deri më tani janë deklaruar se janë të gatshme për zgjedhje të parakohshme.

Të premten, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të vendit, kjo për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

Në bazë të Kushtetutës, me dorëheqjen e tij nënkuptohet edhe rënia e Qeverisë.

Menjëherë pas dorëheqjes së tij, partitë në Kosovë u shprehën të gatshme dhe kërkuan zgjedhje të parakohshme.

Edhe Lista Serbe ka lënë të nënkuptojë se do të marrë pjesë në këto zgjedhje.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka rënë në momentin kur kjo parti u largua nga Qeveria e jo tani kur Haradinaj ka dhënë dorëheqje, shkruan lajmi.net.

“Ne gjithmonë do të luftojmë për popullin tonë, populli serb dëshiron përfaqësues legjitim”, ka thënë Simiq për “Tv Prva”.

Ai po ashtu shtoi se Qeveria e Kosovës ka rënë në momentin kur Lista Serbe është larguar nga Qeveria e jo tani kur Haradinaj ka dhënë dorëheqje.

Komento: