A do të marrësh pjesë në marshin për UÇK’në? Kurti s’iu përgjigjet gazetarëve

16:21 | 11 Shtator 2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka refuzuar të përgjigjet nëse do t’i bashkohet nesër marshit për UÇK’në që është organizuar për nesër në prag të shpalljes së verdiktit nga Gjykata Speciale për ish-krerët e UÇK’së.

Kurti ishte duke u deklaruar para gazetarëve për zhvillimet e sotme, por e përfundoi deklarimin e tij pa iu përgjigjur kësaj pyetje.

Më herët për këtë çështje kishte folur edhe deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e cila tha se beson që në marsh do të ketë, përfaqësues, aktivistë e mbështetës të Vetëvendosjes.

Komento: