Nesër do të miratohet formimi i Ushtrisë së Kosovës, por kjo gjë nuk do të ndikojë aspak për vazhdimin e procesit mësimor në mënyrë të rregullt.
Nesër të gjitha shkollat do të mbahet mësim të rregullt.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka thënë se nesër, (e premte), do të mbahet mësim i rregullt në të gjitha institucionet arsimore në Kosovë.
Përkundër që sot është raportuar në medie që për shkak të formimit të Ushtrisë së Kosovës, nuk do të mbahet mësim, ministri Bytyqi ka deklaruar për Telegrafin se MASHT, nuk ka marrë asnjë vendim që të premten të mos mbahet mësimi.
“Nuk kemi marrë asnjë vendim të tillë”, ka thënë Bytyq.