A do të mbetet Mustafa kryetar i LDK-së, flet Ismet Beqiri

22:05 | 01 August 2019

Së shpejti pritet të zgjedhet kryetari i ri i LDK-së.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka thënë se edhe nesër do të vazhdohet me konsultime për gjetjen e një kandidati konsensual për kryetar të LDK-së.

Beqiri ka thënë se sot në mbledhjen e LDK-së është diskutuar për një kandidaturë konsensuale, por sipas tij nuk është marrë ndonjë vendim për këtë çështje.

“Zoti Mustafa ka një kohë që ka hapur mundësinë që kushdo që ka ambicie të kandidoj për kryetar të LDK-së. Ai është vetëm një vend. Edhe nesër do të vazhdohet. Nuk mund të them që sot ka pasur qëndrim. Ka pasur propozime që kryetari të vazhdohet por nuk ka pasur vendim. Nuk mund të them nëse kanë qenë shumë apo pak”, tha ai në RTV Dukagjini.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se e rëndësishme nuk është vetëm zgjedhja e kryetarit, por edhe ekipi më të cilën do të punojë kryetari.

“Ka pasur opinione dhe propozime por nuk ka pasur vendim. Po të kishte qëndrim apo vendim, sepse ndryshe unë do t’i kisha bërë publike sot”, tha ndër të tjera Ismet Beqiri.

Komento: