A do të mund të luajë Kosova kundër Rusisë? UEFA me vendim të prerë

20:15 | 18 Tetor 2019

Kosova dhe Rusia nuk do të mund ta zhvillojnë asnjë ndeshje.

Asnjë skuadër nga Kosova, përfshirë edhe ekipet kombëtare, nuk do të kenë të drejtë të luajnë përballë ekipeve të Rusisë.

Ky është vendimi i fundit i UEFA-s, i marrë nga Paneli i Urgjencës, i mbajtur ditën e mërkurë, përcjell lajmi.

Paneli i Urgjencave është mbledhur të mërkurën për të diskutuar situatën e ndeshjeve mes ekipeve nga Kosova dhe Rusia.

Duke marrë parasysh rreziqet e sigurisë që lidhen me ndeshjet mes ekipeve nga Rusia dhe Kosova, Paneli vendosi që këto dy vende të mos kenë drejt të përballen mes vete në garat e UEFA-s deri në një njoftim të ardhshëm.

Sa i përket kualifikuesve për femrat për Euro 2021, ku këto dy vende janë në grupin A, të dy ndeshjet do t’i zhvillojnë në vende neutrale.

Komento: