A do të ndikojë rasti i Tomor Morinës në raportet Kosovë-Maqedoni?

11:38 | 11 August 2019

Tomor Morina po vazhdon të mbahet nga autoritetet maqedonase.

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, Gjergj Dedaj, deklaroi se rasti i Tomor Morinës nuk ka ndikuar në ftohjen e marrëdhënieve mes Shkupit dhe Prishtinës.

Në një intervistë për Alsat, ai tha se kjo çështje është mes Kosovës dhe Serbisë dhe jo me Maqedoninë e Veriut.

Ai pret që vendimi për mos-ekstradimin e Morinës të konfirmohet edhe në instancat më të larta gjyqësore.

Dedaj flet edhe për mbledhjen e përbashkët të qeverive mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Ndërsa duke folur mbi zhvillimet në Kosovë, Dedaj nuk përjashton mundësinë që qeveria e re të heq taksën ndaj mallrave serbe pasi siç thotë kjo është kërkesë edhe e partnerëve të Kosovës përfshirë këtu SHBA-ve.

Komento: