A do të nis mësimi të hënën, ja çfarë vendimi mori SBASHK-u! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

A do të nis mësimi të hënën, ja çfarë vendimi mori SBASHK-u!

16:32 | 25 Janar 2019

Edhe java e ardhshme pritet të jetë grevë në arsim.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka njoftuar se Këshilli Qendror Grevist ka vendosur që veprimet sindikale t’i vazhdojnë vetëm me grevë edhe në ditët në vijim.

Kjo sindikatë u është drejtuar me një letër deputetëve, anëtarë të Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media.

“Duke ju njoftuar se sot është dita e 10 e grevës dhe as që ka shenja se edhe ditët tjera do të ketë nga Qeveria ndonjë tërheqja nga pozicionet që na u janë ofruar në stilin, ose merre, ose le, pa asnjë dialog paraprak, ju lutem edhe njëherë, kontribuoni që mësimi të filloj duke renditur punëtorët arsimor karshi punëtorëve tjerë të Kosovës”, thuhet në një pjesë të letrës dërguar Komisionit.

Më poshtë letra drejtuar anëtarëve të Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

Përshëndetje, të nderuar Anëtarë të Komisionit

Duke ju kërkuar falje, që brenda dy ditëve po ju drejtohemi përsëri me kërkesa të njëjta, por duke dëshiruar që në të gjitha dyert të trokasim, vetëm e vetëm që ndoshta dikush na del në ndihmë për t’i plotësuar kërkesat e 30000 grevistëve të tërë sistemit arsimor, në mënyrë që edhe kjo pjese e shoqërisë kosovare të ia filloj punës me rregull.

Pas takimit që kemi pasur me Kryetarin e Komisionit tuaj z,Nait Hasani, ne kuptuam se ende pozicioni i punonjësve të arsimit ka mbetur aty ku ishte, duke shtuar një 0.20 secilit koeficient që për mësimdhënësit kjo lëvizje është shumë e ulët dhe si e tillë e papranueshme ne drejtim të ngritjes së rangimit, por aq me tepër edhe kur në një kronikë të RTK-së, kur kuptuam përsëri që dallimet brenda sistemit të pagave që po krijon ky Ligj, atëherë po krijohen edhe bindje më të

mëdha se procesi mësimor do të humbet edhe me javë të tëra.

Edhe njëherë me mirësi ju lutemi, që të keni në konsideratë dhe mos të lejoni që dikujt në këtë Ligj ti rritet koeficienti për 70% e dikujt 8%, sepse me këtë ngritjen e fundit që është propozuar për arsim ngritja e koeficientit është nga 8% deri në 10%.

Duke ju njoftuar se sot është dita e 10 e grevës dhe as që ka shenja se edhe ditët tjera do të ketë nga Qeveria ndonjë tërheqja nga pozicionet që na u janë ofruar në stilin, ose merre, ose le, pa asnjë dialog paraprak, ju lutem edhe njëherë, kontribuoni që mësimi të filloj duke renditur punëtorët arsimor karshi punëtorëve tjerë të Kosovës.

Këshilli Qendror Grevist në takimin e sotshëm të pasdites, duke pasur parasysh se Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media është ende në punë e sipër dhe duke shpresuar se do të gjejmë mirëkuptim në kërkesat minimale të SBASHK-ut për ngritje të koeficientit prej minimalisht 30% , nga çerdhet deri në universitet, duke përfshirë të gjithë të punësuarit nga punëtoret teknik deri te rektori, vendosi që veprimet sindikale ti vazhdoj vetëm me grevë edhe në ditët në vijim, deri në rezultatin e komisionit, dhe nëse vendimi i këtij komisioni nuk përputhet me kërkesat e SBASHK-ut do të fillojmë me veprimet e kombinuara grevë dhe protestë.

Komento: