Messi tregon se a do të pensionohet nga Kombëtarja e Argjentinës.
Argjentina është fituese e trofeut të çmueshëm të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Të përzgjedhurit e Lionel Scalonit triumfuan në finalen e sotme kundër Francës.
Argjentina doli fituese vetëm pas ekzekutimit të penalltive (4:2), pasi 120 minuta u mbyllën me rezultatin e barabartë, 3:3.
Messi, që u shpall më i miri i turneut, edhe në këtë ndeshje shkëlqeu duke shënuar dy gola.
35-vjeçari në intervistën pas ndeshjes për “TyC Sports” tha se nuk është duke e menduar pensionimin nga Kombëtarja e Argjentinës.
“Jo, nuk do të tërhiqem. Unë dua të vazhdoj të luaj si kampion bote me fanellën e Argjentinës”, tha shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”.