A do të rikthehet Silva te Valancia, merret vendimi përfundimtar

10:53 | 17 Gusht 2019

Sipas Tuttosport, menaxheri i Valencias, Marcelino García Toral nuk pranoi mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin portugez 23 vjeçarin Andrè Silva nga Milano.

Lojtari e kaloi sezonin e kaluar në huazim me Sevilla dhe filloi mirë, duke shënuar shtatë gola në shtatë ndeshjet e tij të para, por më pas arriti vetëm dy gola të tjerë për pjesën tjetër të sezonit.

Për shkak të kohës së tij jo bindëse në Spanjë, Marcelino nuk dëshironte të merrte rrezik për Silvan, veçanërisht duke marrë parasysh çmimin e tij afërsisht 20 milionë. /ORAinfo/

Komento: