A do të rrëzohet Kryeministri Haradinaj nga posti? Ja ҫfarë thotë Kadri Veseli

23:59 | 29 January 2019

Kryeparlamentari, Kadri Veseli së fundmi ka folur për mundësinë e rrëzimit të Qeverisë Haradinaj.

Ai ka deklaruar se qeveria do të bjerë vetëm nëse Haradinaj rrëzon veten, sepse, siç ka thënë ai, PDK’ja nuk do ta rrëzojë atë.

Por, ai ka thënë në RTV Dukagjini se ai e partia e tij do ta dorëzonin mandatin nëse do të dëmtoheshin interesat strategjike të vendit.

“Unë e lë në lloç çdokënd, kur e dëmton vendin. Nuk ecën vendi përpara. Dëmtohen interesat strategjike të vendit. Dëmtohet partneriteti me SHBA-në. Unë mandatin ia jap vetëm popullit, nuk e fus në xhep”, ka deklaruar ai.

Veseli ka thënë se mandatin qytetar për kryeministër e ka fituar Ramush Haradinaj, por thotë se ka disa sugjerime për të.

“Ajo që unë kisha kërkuar më shumë nga Haradinaj, janë: të fokusohet më shumë në reformat ekonomike dhe të ketë më shumë kujdes raportet me SHBA-në dhe partnerët tjerë. Nuk është çështje shakaje partneriteti me SHBA-në”, ka deklaruar Veseli

Komento: