A do të rrëzohet Qeveria ‘Haradinaj’, Veseli befason me këtë deklaratë

19:44 | 02 February 2019

Kadri Veseli ka thënë se do t’i jepet një mundësi Qeverisë ‘Haradinaj’.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli foli sonte për mundësinë e rrëzimit të Qeverisë Haradinaj, ndërsa hodhi poshtë një mundësi të tillë.

Ai tha se i qëndron prapa deklarimit të tij se taksa duhet të pezullohet për 120 ditë.

“Kemi dallime me kryeministrin Haradinaj në çështjen e taksës. Unë e kam bërë atë edhe publike”, tha i pari i PDK-së.

“Do t’i jepet një mundësi kësaj qeverie dhe këtij kryeministri. Unë mendoj se taksa duhet të qëndrojë dhe në partneritet me SHBA-në dhe partnerët perëndimorë, të kemi një pezullim të përkohshëm me kushte që, nëse Serbia vazhdon me agresivitet, do të kalojmë në masa reciprociteti. Kosova, me SHBA-në, ruan çdo gjë. Pa të, pa përnarët ndërkombëtarë, rrezikon çdo gjë”, u shpreh Kadri Veseli.

Komento: