A do të shkarkohet ministri Rikallo? Përgjigjet kryeministri Haradinaj

10:21 | 25 Dhjetor 2018

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj ka thënë se kërkesa për shkarkimin e ministrit të bujqësisë, Nenad Rikallos është legjitime.

Haradinaj ka folur rreth kërkesës së PSD-së për shkarkimin e ministrit të bujqësisë, Nenad Rikallo.

Ai tha se do të trajtohet kjo kërkesë me seriozitet dhe se është legjitime.

“E kam thënë që të gjitha kërkesat që i kam marrë prej PSD-së janë legjitime. Të gjitha kërkesa kanë legjitimitet. Jemi në proces të temave të tjera, ata e dinë afatet kohore se si do të veprojnë unë nuk muj me fol për angazhimet e tjerëve”, tha Haradinaj, raporton EO.

Ai foli edhe për letrën që i ka dërguar kryeministrja e Serbisë , kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ku ka kërkuar tërheqjen e njohjes për Kosovës.

“Nuk i ka ardh marre me i dërgu letër as Shqipërisë”, tha Haradinaj.

Komento: