A do të shkarkohet Valverdes pas humbjes turpëruese nga Liverpool

08:33 | 08 Maj 2019

Presidenti i Barcelonës flet për të ardhmen e trajnerit Ernesto Valverdes.

Presidenti i Barcelona, Josep Maria Bartomeu nuk ishte i gatshëm të diskutonte të ardhmen e trajnerit Ernesto Valverde, pas humbjes shokuese nga Liverpool.

Kampionët e La Liga-së shkuan me avantazh prej tre golave në ‘Anfield’, por befasisht atje u mposhtën 4-0 për t’u eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Valverde nuk është më i sigurt në stolin e Barcës, pavarësisht se fitoi dy kampionate radhazi, por gjithashtu pësoi dy remuntada radhazi në Evropë, transmeton lajmi net.

‘’Ne tani jemi shumë të nxehur për shkak të eliminimit dhe nuk është koha e duhur për të diskutuar për të ardhmen e trajnerit’’.

‘’Tani, ne duhet të ngritemi kokën lartë sepse ka edhe një finale për t’u luajtur, ajo e Kupës së Mbretit’’.

‘’Do të ketë ditë të vështira për të gjithë, por ne duhet të ngrimte’’, deklaroi Bartmeu.

Komento: