A do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë?

21:00 | 17 Mars 2020

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurisë, e ende nuk dihet nëse do shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

Ka filluar mbledhja e Këshillit të Sigurisë, e kërkuar nga presidenti Thaçi.

Burime brenda institucioneve bëjnë të ditur që tashmë kanë filluar edhe diskutimet rreth ashpërsimit të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet edhe për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila mund të bëhet me dekret të presidentit.

Komento: