Gjuriq thotë se në Berlin nuk do të ketë takim mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë.
Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se në Berlin nuk do të ketë takim bilateral mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë.
“Ky do të jetë takim i përfaqësuesve shtetëror, ne themi edhe territoreve, kurse në pjesën joformale të takimit, gjatë darkës, do të ketë biseda edhe për temat siç është zgjidhja e çështjes së Kosovës, marrëveshja e Prespës. Mirëpo takim plenar të presidentit Vuçiq me përfaqësuesit e Prishtinës nuk do të ketë, sepse presidenti ynë ka qenë i qartë kur ka thënë se nuk do të ketë vazhdim të bisedimeve përderisa nuk largohet taksa ndaj mallrave serbe”, tha Gjuriq për Radio Televizionin e Serbisë.
Ai gjithashtu ka thënë se përkrahja e Beogradit zyrtar për Listën Serbe që merr pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat e Veriut nuk nënkupton lëshim pe ndaj Prishtinës dhe fillim të zhbllokimit të marrëdhënieve.