A do të vazhdojë dialogu Kosovë – Serbi nën udhëheqjen e Bashkimin Evropian?

23:24 | 13 March 2019

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duket se do të vazhdojnë nën udhëheqjen e BE-së.

Kështu ka deklaruar të mërkurën raportuesi i Parlamentit Evropian, David McAllister.

Ai ka thënë për RTV Vojvodina se BE’ja beson se gjëja më e rëndësishme është që Prishtina dhe Beogradi t’i kthehen tryezës së negociatave në Bruksel.

“Natyrisht se do të kishte kuptim që fuqitë e tjera të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia – t’i bashkoheshin debatit politik, në mënyrë që ai të ecte përpara”, është shprehur McAllister.

Ai ka thënë se këtë gjë BE’ja e ka mbështetur gjithmonë.

“Ne gjithmonë debatojmë me fuqitë jashtë BE’së. Ajo çfarë ne duam në fund është të shohim një zgjidhje të qëndrueshme, e cila është e pranueshme për të dyja palët”, ka deklaruar McAllister.

Komento: