A do të vazhdojë dialogu pavarësisht protestave në Serbi ? Flasin nga BE

18:38 | 09 Korrik 2020

BE thotë se dialogu do të vazhdojë pavarësisht protestave në Serbi.

Zëdhënësja e Komisionit Europian Ana Pisonero të enjten tha se pavarësisht gjendjes së krijuar në Serbia nga protestat që po kundërshtojnë vendosjen e shtetrrethimit nga presidenti Aleksandar Vuçiq, dialogu Kosovë-Serbi i planifikuar për të dielën do të vazhdojë.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Ana Pisonero u tha gazetarëve në Bruksel të enjten se “jeta dhe shëndeti i njerëzve duhet të jenë në prioritet” dhe se “qeveria duhet të përcaktojë, natyrisht, masat e nevojshme për të adresuar rreziqet e nga COVID-19”.

Ndërsa mbronte “të drejtën e protestës paqësore”, ajo tha se “rendi publik gjithashtu duhet të garantohet” dhe se “paprekshmëria e institucioneve demokratike duhet të respektohet dhe të ruhet”.

Protestat në Serbi kaluan edhe në dhunë ku 118 policë mbetën të plagosur dhe 153 persona u ndoqën penalisht, shkruan AP.

Komento: