A do të vazhdojë sezoni? Deklarohen klubet e Serie A

14:47 | 01 May 2020

Klubet e Serie A deklarohen nëse duhet të vazhdohet sezoni.

Të gjitha klubet e Serie A kanë votuar për të përfunduar sezonin, pavarësisht raporteve se disa prej tyre ishin kundër.

Ishte thënë se Torino dhe Brescia ishin kundër vazhdimin të kampionatit, duke shkaktuar një ndarje mes qeverisë, FIGC dhe 18 klubeve tjera të Serie A.

Sidoqoftë, Lega Serie A njofton se në një takim të asamblesë së urgjencës të thirrur të premten, kishte një dëshirë unanime për të kompletuar kampionatin.

Por, duket se qeveria nuk do të mbështes idenë e vazhdimit të kampionatit nëse nuk arrihet një marrëveshje për protokollin e sigurisë së lojtarëve.

Në anën tjetër, skuadrave si Bologna, Parma, Spal dhe Sassuolo, iu është dhënë leja për të rifilluar stërvitjet më 4 maj.

Në Serie A, kanë mbetur edhe 12 xhiro deri në përfundim të kampionatit.

Komento: