A do të vazhdojnë masat kufizuese? – Flet Lul Raka

20:31 | 03 Janar 2021

Mikrobiologu Lul Raka thotë se shqetësues janë muajt në vazhdim, sidomos në vendin tonë, kjo për shkak të zgjedhjeve të reja në vend.

“Element tjetër shqetësues është fakti, edhe pse zyrtarisht ende s’ka filluar fushata zgjedhore partitë kanë filluar me tubime dhe kemi parë që s’po respektohen masat parandaluese nga të gjitha partitë pa dallim. Qarkullimi i madh i njerëzve, qëndrimi në hapësira të mbyllura të gjithë këto janë faktorë të cilët e kërcënojnë sistemin shëndetësor të Kosovës me ngarkesë ashtu siç ka qenë gjatë disa periudhave të vitit të kaluar”, tha Raka për RTV Dukagjini.

Ai tha se masat aktuale kufizuese duhet të vazhdojnë.

Sipas tij situata do të ndryshojë për shkak të vaksinës, duke theksuar se s’duhet hezituar për tu vaksinuar.

Komento: